Sherri në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë me thika ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, ku disa të rinj dhe adoleshentë u përfshinë në një konflikt që përfundoi me plagosje.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencën e forcave të policisë dhe pasojat e incidentit, përfshirë një xhup të çarë dhe me njolla gjaku, i cili dyshohet se i përket njërit prej të rinjve të përfshirë.

Tre të rinj janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thikat dhe sendet e forta.

Mjekët bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor

The post Sherri në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: