Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë.

Shtetasi me iniciale F.Gj., rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: