Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rruga Kakavijë–Janinë do të bllokohet ditën e sotme nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke) në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të fermerëve.

Gjatë bllokimit do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve me emergjenca shëndetësore. Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës.

Njoftim:

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

The post Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: