Milani merr lajmin e trishtë para ndeshjes me Sassulon, humb jetën ish-mesfushori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bota e futbollit është në zi. Bruno Baveni, një ish-mesfushor i cili pati edhe një karrierë të gjatë si trajner, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Baveni luajti për Xhenoan, Milanin, Savonën, Trenton dhe Sestri Levanten. Ai fitoi një titull me kuqezinjtë në vitin 1968.

“Kampion i Italisë me kuqezinjtë në sezonin 1967/68, Bruno Baveni na ka lënë. Mendimet tona shkojnë me familjen dhe të dashurit e tij. Mirupafshim Bruno.”, shkruhet në postimin e Milanit në faqen zyrtare.

The post Milani merr lajmin e trishtë para ndeshjes me Sassulon, humb jetën ish-mesfushori appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: