PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën, nisin përgatitjet për protestën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryesia e PD njofton se është vendosur që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të merkurë. Takimi do të nisë në orën 17.00.

Mësohet se rendi i ditës është situata politike në vend, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit.

Kujtojmë se në një deklaratë të zhvilluar më herët kreu i PD Sali Berisha theksoi se protesta kombëtare e 22 dhjetorit është fillimi i betejës deri në fitoren e Partisë Demokratike.

Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, duke mos i kursyer edhe akuzat ndaj Belinda Balluku, për të cilën e shpreh se Gjykata Kushtetuese me vendimin për ta kthyer në detyrë, I jep asaj mundësinë të shkatërrojë provat apo të intimidojë dëshmitarët.

The post PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën, nisin përgatitjet për protestën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: