Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit. Të pranishëm në takim  ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Mbledhja në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, ndërsa janë zbardhur edhe porositë drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Rama i ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Rama ka theksuar se duhet të jenë në takime me elektoratin.

Gjithashtu mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE.

Më herët, u bë me dije gjithashtu se puna për dy komisionet e posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të vjojë sipas axhendës së përcaktuar pavarësisht se Berisha ka njoftuar “bojkotimin”.

Kreu i qeverisë është larguar ndërkohë që mbledhja vijon aktualisht.

The post Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: