Rikthimi i Ballukut/ Lëvizja “Bashkë” paralajmëron protestë të enjten përpara Kuvendit: “Shuplakë për qytetarët”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lëvizja “Bashkë” ka njoftuar organizimin e një proteste të enjten në orën 18:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, pas rikthimit të Belinda Ballukut në detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arlind Qori, kreu i “Lëvizjes Bashkë” tha se vendimi për rikthimin e Ballukut në detyrë është  “një shuplakë” për qytetarët”.

Në reagim, thuhet se qeveria e Ramës e ka humbur legjitimitetin për të drejtuar vendin pas publikimit të skandaleve të njëpasnjëshme.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve të bashkohen në tubim duke theksuar se deputetët, të cilët “marrin 3.5 milionë lekë rrogë”, duhet të marrin masa për shkarkimin e ministres dhe kryeministrit.

Postimi:

TË ENJTEN, SËRISH PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË!

Kthimi i Belinda Ballukut në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është një shuplakë poshtëruese në fytyrën e çdo qytetari të ndershëm të Shqipërisë.

Belinda Balluku dhe Edi Rama e kanë humbur të drejtën për të qeverisur. Ata e kanë vendin në burg si pushtetarë të korruptuar.

Në emër të Lëvizjes BASHKË ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohemi në protestën e madhe të ditës së enjte në orën 18:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Ata që marrin 3.5 milionë lekë rrogë duke dredhur zinxhirin, duhet të bëjnë detyrën një ditë në jetën e tyre dhe të shkarkojnë dyshen e korruptuar Rama-Balluku.

Të gjithë bashkë kundër korrupsionit.

Të gjithë bashkë për minimumin jetik.

Të gjithë bashkë për pensione dhe kushte pune dinjitoze.

Të gjithë bashkë për rritjen e shpenzimeve publike në arsim dhe shëndetësi.

The post Rikthimi i Ballukut/ Lëvizja “Bashkë” paralajmëron protestë të enjten përpara Kuvendit: “Shuplakë për qytetarët” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: