Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) po zhvillojnë një operacion në kuadër të hetimeve për tenderat e dhëna nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Gjatë operacionit janë ushtruar dhjetëra kontrolle dhe janë lëshuar gjashtë masa sigurie për personat e përfshirë në këtë dosje.

Si pjesë e hetimeve, janë vendosur urdhra arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila do të qëndrojë nën “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj janë caktuar masat “arrest me burg”.

Në lidhje me këtë çështje, zëvendësdrejtori i krimeve në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, është pezulluar nga detyra, ndërkohë që hetimet për këtë dosje vijojnë intensivisht për të sqaruar të gjithë rrethanat e përfshirjes së individëve dhe kompanive në tenderat e AKSHI-t.

 

The post Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: