Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit që zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ti hiqet imuniteti. Në fjalën e tij, Berisha shkruan se Rama paralajmëroi se do ta mbrojë Belinda Ballukun në parlament me çdo çmim.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?”.
Në përfundim të reagimit, Berisha u bën thirrje qytetarëve: “Është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij më 22 Dhjetor.”
Përgjimet e Ballukut: Prit ti çoj fjalë atij kur*ës që kërcënon
The post Berisha ironi me Ramën “Jetën e japim, Lubinë nuk e japim” appeared first on Lapsi.al.
