Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas shkresës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas tij, Kuvendi duhet t’i heqë imunitetin Ballukut ndërsa shton se dorëheqja e kryeministrit Rama është një akt i domosdoshëm.
“Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar.
Manovrat e tij politike, mediatike apo institucionale për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët kanë marrë fund”, shprehet deputeti demokrat.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

“E pandehura Belinda Balluku!

Prokuroria e Posaçme sot i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, deputetes Belinda Balluku, për të bërë të mundur arrestimin e saj.

Nuk ka më asnjë alibi! Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare, të cilën e rivalizon vetëm Edi Rama!

Por edhe kjo nuk mjafton.

Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar.

Manovrat e tij politike, mediatike apo institucionale për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët kanë marrë fund.

Pas dorëheqjes duhet të vijë një proces i gjatë reflektimi shtetëror e shoqëror, se si kjo bandë kriminale dhe Grup i Strukturuar Kriminal arriti deri në majat e shtetit.

Hapi i radhës, pashmangshmërisht duhet të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira ku shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre.

Nuk ka zgjedhje e aq më pak anëtarësim në BE me Edi Ramën dhe klikën e tij të kriminalizuar!

Çdo shqiptar sot duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë realitet dhe të ushtrojë të gjithë forcën e vullnetit të tij për një Shqipëri të lirë nga krimi i ndërthurur pistë me korrupsionin.

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

Kjo është një luftë pa kthim për demokracinë, për të ardhmen e vendit tonë, për Shqipërinë”.

The post Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: