Policia zbulon 2 lokale të bixhozit në Tiranë, 3 persona arrestohen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka zbuluar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat, u arrestuan 3 shtetas të cilë janë pronari, administratori dhe një punonjës i këtyre subjekteve.

Gjatë kontrollit, u kapën në flagrancë 2 persona duke vënë baste sportive me celularë, mes tyre edhe një i mitur 17-vjeçar, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

The post Policia zbulon 2 lokale të bixhozit në Tiranë, 3 persona arrestohen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: