Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: Arrestohen pronari, punonjësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka vënë pranga 3 persona nën akuzën e organizimit të kundëligjshëm të lojrave të fatit. U kapën në flagrancë pronari dhe punonjësi me iniciale, B.H. 41-vjeç, R.K. 21-vjeç si dhe administratori i lokalit E.G. 26-vjeç. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 persona të tjerë, njëri prej tyre i mitur, të cilët u kapën duke vënë baste sportive.

Uniformat blu sekuestruan gjithsej, 3 celularë, 3 skedina dhe 2 priterë. Ndërkohë që bëhet me dije se, kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.

The post Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: Arrestohen pronari, punonjësi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: