Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme (SPAK), i kërkoi pasditen e kësaj të marte Kuvendit, heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Përpos hetimeve për Tunelin e Llogarasë, SPAK bëri me dije se Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

  1. Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT;
  2. Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2;
  3. Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
  4. Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
  5. Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
  6. Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
  7. Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK më 31 tetor të këtij viti për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës së Madhe, ku akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

The post Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: