19:42 “Është minimumi!” Georgina Rodríguez trondit rrjetin me komentin për unazën e fejesës 3 MILIONË $ nga Ronaldo

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Georgina Rodríguez ka shkaktuar bujë me deklaratën e saj më të fundit për unazën gjigante të fejesës që mori nga Cristiano Ronaldo. Modelja dhe sipërmarrësja, e cila u fejua me yllin portugez pas nëntë vitesh lidhje, e quajti unazën 30-karatëshe me vlerë rreth 3 milionë dollarë “minimumin që ai mund të bënte”.

Në një intervistë për ELLE Spain, Georgina foli hapur për propozimin e bërë në gusht, lidhjen e tyre shumëvjeçare dhe planet për të ardhmen. “Është e bukur. Është minimumi që ai mund të më ofronte pas dhjetë vitesh pritje,” tha ajo me humor, duke shtuar se në momentin e fejesës ishte aq e tronditur nga madhësia e gurit sa nuk e pa fare në dritë deri ditën tjetër.

“U shokova. E lashë në dhomë dhe nuk e pashë siç duhet deri të nesërmen,” rrëfeu ajo, duke pranuar se unaza nuk ishte ajo që kishte imagjinuar fillimisht.

Çifti është së bashku që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza, Alana (7) dhe Bella (2). Georgina gjithashtu kujdeset për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, ndërsa familja ka përjetuar edhe një humbje të dhimbshme me ndarjen nga jeta të binjakut të Bellës, Ángel, gjatë lindjes.

Duke folur për marrëdhënien me Ronaldon, Georgina theksoi se lidhja e tyre ka qenë e veçantë që në fillim. “Ishte diçka që shkonte përtej fizikes. Sikur shpirtrat tanë u takuan para se sytë tanë të kryqëzoheshin,” u shpreh ajo.

Sa i përket dasmës, burime pranë çiftit bëjnë me dije se ceremonia pritet të mbahet në verën e vitit 2026 në Madeira, vendlindja e Ronaldos, pas përfundimit të Kupës së Botës.

Një gjë është e sigurt: dashuria e Georginës dhe Ronaldos vazhdon të jetë po aq madhështore sa edhe unaza që po bën xhiron e botës./mxh

Shpërndaje: