Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në Serbi pasi akuzohet se dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në janar 2025.

Nga K.M gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, Klejvis Metalla, 24 vjeç, informoi sot policia e shtetit.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë u denoncua në janar ndërsa bashkëjetuesja abortoi dhe shkaku ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.

 

The post Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: