21:59 “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin mirësinë e një femre për klikime” – Alba shpërthen në lotë pas largimit nga darka!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Alba ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shpërthyer në lot dhe duke treguar hapur zhgënjimin e saj të thellë nga situatat e fundit brenda shtëpisë.

E prekur dhe e lodhur emocionalisht, ajo u shpreh se ka humbur çdo dëshirë për t’u afruar apo për të njohur ndonjë mashkull, duke theksuar se ndjehet e lënduar nga mënyra se si janë interpretuar veprimet dhe mirësia e saj.

“Nuk dua të njoh asnjë mashkull në jetën time. Mbaroi çdo gjë, s’dua të merrem më,” u shpreh Alba mes emocioneve, duke lënë të kuptohet se përjetimet e fundit e kanë prekur thellë.

Gjatë këtij momenti të vështirë, Shkurta qëndroi pranë saj, duke u përpjekur ta qetësonte dhe duke i ofruar mbështetje, teksa e pyeti me kujdes nëse prania e saj po e shqetësonte./mxh

Shpërndaje: