(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben për prestigjin, por padyshim edhe si shtysë në një sezon ku të dy skuadrat tentojnë të arrijnë objektiva të rëndësishme.

Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram.

Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi më gola dhe ekipet u drejtuan në ruletën e 11-mnetërshave, nga të cilat Bologna gaboi dy, ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën.

Kështu, finalja e Superkupës do të jetë Napoli-Bologna, ndërsa Interi i bashkohet Milanit si dy ekipet e eliminuara nga ky kompeticion.

REZULTATI FINAL:

Bologna 1-1 Inter (P. 3-2)

Orsolini (P) 35′ / Thuram 2′

Penalltitë:

5-Immobile shënon.

5-De Vrij shënon.

4-Rowe shënon.

4-Bony gabon.

3-Miranda gabon.

3-Barella gabon.

2-Moro gabon.

2-Bastoni gabon.

1-Ferguson shënon.

1-Lautaro shënon.

GJYQTARI AKORDON FILLIMISHT PENALLTI PËR INTERIN, POR MË PAS E KTHEN ME VAR: VIDEO 

GOLI I ORSOLINIT ME PENALLT(VIDEO) 

PENALLTI ME VAR PËR BOLONJËN(VIDEO)

GOLI I TURAM (VIDEO)

gijotina.com/

 

The post (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: