Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 2-2. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me anë të Boçit, ndërkohë që vlonjatët përmbysën me anë të Çantakias dhe Oshafit. Por gjithçka u barazuar përsëri me anë të Jazxhi në minutën e 97-të.

Gjatë kësaj sfide kishte edhe një ndalesë rreth 20 minuta. Kjo për shkak se tifozët vendas u futën në fushë për t’u përleshur me lojtarët e Teutës.

Ndërkohë, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të me 14 pikë. Në krahun tjetër, Teuta me 25 pikë mbetet në vendin e 5-të të renditjes.

gijotina.com/

The post Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: