Berisha nxjerr VIDEON: Balluku në zyrë deri në 22:36 për të prishur provat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar në zyrë deri në orën 22:36.

Në postimin e tij, Berisha hedh akuza të rënda duke shkruar se bëhet fjalë për “prishje provash” dhe e cilëson situatën si “krim në vazhdim”.

Të premten në orën 10:30 mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. /LAPSI.al

The post Berisha nxjerr VIDEON: Balluku në zyrë deri në 22:36 për të prishur provat appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: