19:47 Konfirmohet! Produksioni zbulon opinionisten e “BBV5”, nuk e prisnim!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërsa “Big Brother VIP Albania 5” starton sonte me premierën e madhe, burime të shumta nga produksioni dhe nga mediat rozë ende po rrëfejnë emrat që pritet të trazojnë ujërat e shtëpisë më të famshme në vend.

Është konfirmuar tashmë se edhe këtë edicion moderatori do të jetë përsëri Ledion Liço.

E le të themi se kuriozitetin më të madh për këtë sezon e ka marrë opinionistja. Disa emra janë lakuar, dhe sipas burimeve të sigurta nga produksioni është lakuar edhe emri i Monika Kryemadhit.

Epo ka qenë e vërtetë. Vetëm pak më parë produksioni ka konfimuar me anë të një postimi në Instagramin zyrtar të BBV, se opinionistja e këtij sezoni do të jetë Monika Kryemadhi.

Një lajm që po pritet mirë nga publiku, duke u nisur nga intelekti, përvoja dhe karakteri i saj./mxh

Shpërndaje: