Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e re e Big Brother VIP 5. Ajo do t’i bashkohet në këtë rol opinionistit Arbër Hajdari, i cili mban këtë post për të pestin edicion radhazi.
Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi ka bërë kalimin në botën e spektaklit pasi më parë ajo ka deklaruar se po xhiron një film për jetën e saj, që do të titullohet “Me fat”. Kryemadhi ka thënë se në këtë film ajo do të ketë një rol të rëndësishëm.
The post Nga politika në showbiz, Monika Kryemadhi opinioniste në BBV5 appeared first on Lapsi.al.
