Dy ditë para protestës, Balliu takohet me qytetarët: Të nisim betejën për të ardhmen e vendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka zhvilluar takime me banorët e zonës së Astirit dhe të Unazës, ku ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje të forta me krimin e organizuar, si dhe për minim dhe shkatërrim të demokracisë.

Balliu nuk ka lënë pa denoncuar një sërë aferash të rënda korruptive, duke përfshirë shpërdorimin e fondeve publike, presionet ndaj biznesmenëve dhe kapjen e institucioneve shtetërore, teksa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të ditës së hënë.

Deputeti i PD-së u bëri thirrje qytetarëve për bashkim dhe qëndresë qytetare, duke theksuar se heshtja është aleati më i madh i pushtetit.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të hënën, në orën 18:00, të mblidhen në revoltën paqësore përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si një betejë për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e vendit.

The post Dy ditë para protestës, Balliu takohet me qytetarët: Të nisim betejën për të ardhmen e vendit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: