Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shtetase e huaj 20 vjeçare, është ndaluar nga policia, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndalimi është kryer në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa ndaj saj kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.
The post Dyshohet për νrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë appeared first on Lapsi.al.
