Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat, duke njoftuar se janë numëruar 95.19% e votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare të bëra publike nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116 mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota. Lista Serbe ka 3.87 për qind apo 32 mijë e 719 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 513 vota.
Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95. 93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.
Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht.
The post Numërohen 95.19% të votave, Vetëvendosje kryeson zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë appeared first on Euronews Albania.
