“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj.

Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke brohoritur “Poshtë qeveria!” dhe duke kërkuar ujin që u mungon prej ditësh.

Situata u tensionua edhe me policinë e vendosur për të mbrojtur ambientet e teatrit, ndërsa qytetarët tentuan të ndërpresin shfaqjen e festën e Bashkisë, duke u futur brenda në teatër me brohoritje dhe me shishet e ujit me vete.

gijotina.com/

The post “Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: