Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për shtyp ku shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e konsideruar këtë si një nga fitoret më të mëdha në historinë e vendit.

Kurti theksoi se, sipas rezultatit, është koha që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe të nisë puna për projektet e ardhshme:

“Me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Rezultati na tregon qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa, të krijojmë institucionet sa më shpejt dhe të vazhdojmë punën e mirë dhe projektet e metejshme.”

The post Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: