Studio e Euronews në Prishtinë, gazetari: Nuk ka fitues të zgjedhjeve pa koalcion

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në lidhje live nga Prishtina ishte gazetari i Euronews Albania, Franko Egro, me gazetarin Lavdim Hamiti, i cili foli mbi zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë në Kosovë.

Sipas tij, nuk ka fitues të zgjedhjeve pa koalicion. Ai theksoi gjithashtu, se nuk është arritur një kompromis dhe se pushteti duhet ndarë, nuk është vetëm një pushtet që t’i takojë një subjekti politik.

“Kjo ndodh në shtetet e tjera, jo në Kosovë. Kosova ka qenë shembull në organizimin e zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike. Pasi të konfirmohet rezultati zgjedhor për secilin subjekt politik, atëherë do të ulen, besoj se do të formohet një koalicion i cili do ta zgjedhë edhe Presidentin, në mënyrë që të shmangen edhe zgjedhjet e reja parlamentare. Do të jetë një koalicion stabil për të udhëhequr vendin në katër vitet e ardhshme, pa detyruar në zgjedhje të vazhdueshme, sepse këto kanë kosto për vendin.”

I pyetur nga gazetari Franko Egro se kë shikon më afër si mundësi për t’u afruar në krijimin e koalicioneve të reja të qeverisë së re, Hamiti u shpreh:

“Asnjë subjekt politik nuk duhet të mund të sigurojë vetëm një shumicë, qoftë edhe për ta bërë qeverinë me 61 vota. Nuk është vetëm problem tek qeveria, sepse kemi një problem tjetër, në shkurt duhet të jetë i zgjedhur edhe presidenti, që kërkon një koalicion më të gjerë që ka së paku 80 vota në Kuvendin e Kosovës. Besoj se kjo do t’i detyrojë të gjitha subjektet kryesore politike që të kenë një bashkëpunim mes vetes për të formuar institucionet e reja”, theksoi ai.

The post Studio e Euronews në Prishtinë, gazetari: Nuk ka fitues të zgjedhjeve pa koalcion appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: