Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar këtë të hënë Albin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme.
Në shkrimin e tij, ai ka uruar jo vetëm Kurtin, por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, shprehën vullnetin e tyre demokratik.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka shkruar Begaj në X.
The post Begaj uron Kurtin për fitoren: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale appeared first on Euronews Albania.
