Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea, pësoi arrest kardika

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mëngjesin e kësaj të hëne sporti dhe mediat u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea ka ndërruar jetë.

Enea Andrea, 55-vjeç, ndërroi jetë pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër. Rreth shtatë vjet më parë, ai kaloi një problem me zemrën, por pas atij periudhë u rikthye në formën optimale fizike dhe vazhdoi të ushtrohej çdo ditë.

Enea ishte një emër i njohur për sportin e basketbollit shqiptar, duke luajtur për shumë vite me ekipin e Dinamos dhe duke qenë pjesë e ekipit kombëtar. Pas karrierës si lojtar, ai shquhej për rolin e tij si specialist dhe komentator në transmetimet televizive të basketbollit amerikan NBA, duke u bërë një figurë e njohur edhe në median shqiptare.

Përveç karrierës së tij sportive, Enea ishte gjithashtu vëllai binjak i aktores së njohur shqiptare, Ema Andrea. Lajmi për ndarjen nga jeta të tij ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por edhe të gjithë ata që e njohën si sportist dhe komentator.

The post Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea, pësoi arrest kardika appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: