Orteku u merr jetën 3 personash në Spanjë, një grua u gjet në gjendje hipotermie

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ortek ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër në Pirenej në Spanjën verilindore. Garda Civile spanjolle theksoi se e plagosur ka mbetur një grua e cila u gjet në gjendje hipotermie.

Kërkimet filluan pasi një grua njoftoi autoritetet rreth orës 13:00 sipas orës lokale. Ajo raportoi se orteku zuri poshtë katër persona të cilët po bënin ski.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e të paktën një helikopteri, u vendosën më pas në këtë zonë ku u gjetën tre trupat.

The post Orteku u merr jetën 3 personash në Spanjë, një grua u gjet në gjendje hipotermie appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: