Sulmuesi francez Christopher Nkunku, i cili sapo ka filluar të tregojë formën e tij më të mirë te AC Milan, mund të largohet nga klubi kuqezi vetëm pak muaj pas ardhjes së tij.
Sipas mediave turke, Fenerbahce ka paraqitur një ofertë të konsideruar “të joshshme” për 25-vjeçarin, duke përfshirë një shifër që do të kompensonte shpenzimin e Milanit për transferimin e tij, rreth 40 milionë euro, përfshirë tarifën fikse dhe bonuset.
Trajneri i Fenerbahces, Domenico Tedesco, i cili e ka drejtuar Nkunkun në Leipzig, thuhet se ka shfaqur interes të madh për rikthimin e francezit te ekipi i tij.
Një largim i mundshëm i Nkunkut mund të detyrojë Milanin të kthehet në merkato për të gjetur zëvendësues, sidomos pas ardhjes së sulmuesit të ri Fullkrug, që parashikohet të mbushë boshllëkun në sulm.
Emrat në listën e Milanit për të forcuar repartin e avancuar përfshijnë Sidiki Cherif nga Angers, Mauro Icardi, që mund të largohet nga Galatasaray, Darwin Nunez i Al-Hilal, dhe Jean-Philippe Mateta i Crystal Palace. Secili prej tyre ka avantazhet dhe sfidat e veta nëse do të merret në konsideratë si zëvendësues i Nkunkut.
The post Christopher Nkunku në radar të Fenerbahces, AC Milan shqyrton ofertën appeared first on Euronews Albania.
