Roma triumfon në Olimpico, ngjitet përkohësisht në vendin e katërt

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Roma ka regjistruar fitoren e 11-të sezonale në kampionatin italian, duke mposhtur Xhenoan në shtëpi me rezultatin 3-0. Pas këtij triumfi, verdhekuqtë u ngjitën në vendin e katërt në klasifikim.

Një 90-minutësh që foli për vendësit në Olimpico, të cilët realizuan 3 gola në pjesën e parë, duke lënë kundërshtarin pa përgjigje. Goli i parë erdhi nga sulmuesi argjentinas Soule, pas tij shënuan Kone dhe Ferguson. Mesfushori francez realizoi një gol të katërt brenda pjesës së parë, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë u krijuan raste të pakta, por pa gola, duke bërë që Roma të mbyllë duelin 3-0 dhe të sigurojë 3 pikët, që i rendisin përkohësisht të katërtët, duke lënë pas Juventusin. Ndeshja e radhës është ndaj Atalantës në Bergamo.

The post Roma triumfon në Olimpico, ngjitet përkohësisht në vendin e katërt appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: