Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Prizrenit ku si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë humbi jetën një fëmije 1-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 dhe fëmija dyshohet se humbi jetën si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë të moshës 4, 6 dhe 10 vjeç janë dërguar në spital.
Gjendja e tyre është stabël dhe po trajtohen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.
“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka.
Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024. Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, njofton spitali.
The post Zjarri me një viktimë në Prizren, si paraqitet gjendja e 3 fëmijëve appeared first on Euronews Albania.
