Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunë në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në rrugën “Bardhyl Qaushi”. Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt 3 personave.
Gjatë të shtënave është plagosur një vajzë e mitur e cila ka qenë kalimtare e rastit. Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime dhe menjëherë është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK në Prishtinë.
Nga informacionet e para, gjendja e saj është e stabile. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
The post Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset kalimtarja e mitur appeared first on Euronews Albania.
