Përmbytet Lezha, situatë problematike në lagjen “Besëlidhja” dhe në disa shkolla

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

 

The post Përmbytet Lezha, situatë problematike në lagjen “Besëlidhja” dhe në disa shkolla appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: