Gjysmëfinalja e parë e Superkupës, Bilbao sfidon Barcelonën në Arabinë Saudite

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona synon fitoren ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, kompeticion që, ashtu si më herët, mbahet në Arabinë Saudite. Dy skuadrat do të ndeshen në orën 20:00, ndërsa fituesi do të përballet më pas me një nga skuadrat Real Madrid ose Atletico, një tjetër sfidë fantastike. Barcelona konsiderohet favorite për fitimin e ndeshjes, teksa Athletic Bilbao mbetet një ekip që nuk duhet nënvlerësuar.

Në kampin blugran janë tre mungesa: Ter Stegen, Gavi dhe Christensen, ndërsa te Bilbao lista e mungesave është e gjatë, ndërsa Vesga mbetet në dyshim. Në edicionin e fundit të Superkupës, Barcelona e mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa edhe në kampionat nuk pati vështirësi, duke i mundur ata me shifra 3-0 dhe 4-0.

Yjet nuk mungojnë në asnjërin ekip, më shumë te blaugranët, të udhëhequr nga Lamine Yamal, si dhe Raphinha e Lewandowski, ndërsa te Bilbao, Nico Williams shihet si ai që do të marrë për dore ekipin. Kujtojmë që ky i fundit ishte shumë pranë një transferimi në Camp Nou.

The post Gjysmëfinalja e parë e Superkupës, Bilbao sfidon Barcelonën në Arabinë Saudite appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: