Vizitorët në kryeqytetin italian së shpejti do të duhet të paguajnë një tarifë prej dy eurosh nëse duan të vizitojnë Shatërvani Trevi, një nga simbolet më të famshme të Italisë dhe një pikë referimi e trashëgimisë së saj artistike.
Masa, e promovuar nga Këshilltari për Turizmin dhe e miratuar nga administrata bashkiake, është pjesë e një plani për të menaxhuar flukset turistike dhe për të mbrojtur vendin nga dëmtimet dhe degradimi i shkaktuar nga turmat e vizitorëve.
Është vlerësuar se tarifa e hyrjes mund t’i shtojë arkën bashkiake deri në 20 milionë euro, shifër që do shërbejë për përmirësimin e ambienteve për turistët dhe shërbimeve të dedikuara për këtë vend.
Për muaj të tërë, zona përreth shatërvanit i është nënshtruar kontrolleve për të kufizuar numrin e njerëzve në një maksimum prej 400 personash në të njëjtën kohë.
Ndërkohë tani si pjesë e masave do të organizohen dy korsi të veçanta hyrjeje, njëra për vendasit për të cilët hyrja do të mbetet falas, dhe një tjetër për turistët që do të jenë në gjendje të paguajnë biletat e tyre me karta krediti.
Vendimi është marrë pas ankesave të shumta për mbipopullimin në Shatërvanin Trevi, ku miliona njerëz mblidhen çdo vit për të bërë foto ose për të shprehur dëshirën duke hedhur një monedhë në shatërvan.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, zona regjistroi më shumë se 5.3 milionë vizitorë.
Megjithatë, nuk mungojnë kritikat për monetizimin e hapësirës publike. Disa shoqata shprehen se sheshet dhe shatërvanët duhet të mbeten të aksesueshme falas dhe se të ardhurat nga taksat turistike shpesh nuk riinvestohen për të përmirësuar shërbimet.
The post Roma do t’u vendosë tarifa turistëve për të vizituar Shatërvanin Trevi appeared first on Euronews Albania.
