Merkato e transferimeve ka vijuar e qetë gjatë ditëve të para të muajit janar, ku lëvizjet kanë qenë të pakta, por kontaktet mes ekipeve dhe lojtarëve vijojnë. Një huazim interesant mund të konsiderohet ai i Joao Cancelos nga Al Hilal te Barcelona, ku ka firmosur për të qëndruar deri në verë.
Portugezi ka qenë më herët pjesë e katalanasve, përpara se të kalonte në Arabinë Saudite. 31-vjeçari ishte gjithashtu në orbitën e Interit, me zikaltrit që ishin shumë pranë afrimit të tij, por ndërhyrja e blaugranëve ndryshoi gjithçka.
Barcelona pagoi 4 milionë euro për huazimin e Cancelos, ndërsa ka qenë vetë lojtari që zgjodhi ekipin e Flick. Në Angli, Manchester City nuk heq dorë nga mbrojtësi Guehi i Crystal Palace, ku vijojnë bisedimet mes klubeve. Shtatlarti është një ndër më të mirët në ligë, një titullar i padiskutueshëm dhe kapiten tek ekipi i tij.
Synimi i Guardiolës është që lojtari të mbërrijë në “Etihad” gjatë muajit janar, por pak gjasa ka që të konkretizohet. Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit është edhe Liverpool.
The post Joao Cancelo kthehet te Barcelona, Man City nuk dorëzohet për Guehi appeared first on Euronews Albania.
