Balotelli rikthehet në Emiratet e Bashkuara Arabe, firmos me Al-Ittifaq

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas një sezoni zhgënjyes me Genoan, Mario Balotelli është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Al-Ittifaq, duke u rikthyer kështu në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Balotelli pritet të prezantohet zyrtarisht në Dubai më 10 janar. Klubi është në pronësi të Pietro Laterzës, pronarit të Chievos.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit shpresonte në një thirrje nga Serie A për të shpëtuar një eksperiencë të vështirë me Genoan, ku regjistroi vetëm gjashtë paraqitje pa shënuar asnjë gol. Situata u komplikua edhe më tej nga marrëdhënia e tensionuar me trajnerin Patrick Vieira, me të cilin Balotelli kishte pasur probleme edhe gjatë kohës te Nice, duke shkaktuar polemika të shumta.

Balotelli do të mbushë 36 vjeç në muajin gusht. Me 210 gola të shënuar për klubet dhe 14 me fanellën e Kombëtares italiane, sulmuesi është gati të rikthehet edhe një herë në lojë, në kërkim të një rilindjeje sportive.

The post Balotelli rikthehet në Emiratet e Bashkuara Arabe, firmos me Al-Ittifaq appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: