Familja e Kevin Keegan njofton: Legjenda e futbollit anglez diagnostikohet me kancer

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Familja e ish-sulmuesit të Anglisë, Kevin Keegan, ka bërë publike një deklaratë shqetësuese lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit të njohur.

Sipas njoftimit, 74-vjeçari është shtruar së fundmi në spital për kryerjen e analizave të mëtejshme, pas simptomave të vazhdueshme në zonën e barkut. “Këto analiza kanë zbuluar një diagnozë të kancerit, për të cilën Kevin do t’i nënshtrohet trajtimit përkatës”, thuhet në deklaratën e familjes.

Familja thekson se Keegan është mirënjohës ndaj stafit mjekësor për ndërhyrjen e shpejtë dhe kujdesin e vazhdueshëm. Ndërkohë, ajo ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe dhe ka bërë të ditur se nuk do të ketë komente të tjera për momentin.

Kevin Keegan është një nga figurat më të mëdha të futbollit anglez. Dy herë fitues i “Topit të Artë”, ai ka veshur fanellat e Scunthorpe United, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Keegan u angazhua si trajner, duke drejtuar dy herë Newcastle United, si dhe Fulham, Manchester City dhe kombëtaren e Anglisë.

I gjithë komuniteti i futbollit në Angli dhe më gjerë i ka dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urimet më të mira Kevin Keegan, familjes dhe të afërmve të tij.

The post Familja e Kevin Keegan njofton: Legjenda e futbollit anglez diagnostikohet me kancer appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: