Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër ka hapur hapësirën e re digjitale Kub Francë. Për herë të parë në një muze në vend, publiku do të ketë akses në mbi 3200 vepra arti të digjitalizuara.
Viti 2026 nis me një risi të rëndësishme kulturore për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në Shkodër është hapur Kub France, një hapësirë digjitale bashkëkohore që sjell artin dhe trashëgiminë kulturore në një formë të re përjetimi.
Kjo nismë shënon një hap domethënës në thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e kulturës dhe inovacionit teknologjik.
Nëpërmjet kësaj platforme, teknologjia vihet në shërbim të komunikimit kulturor, duke krijuar mundësi të reja për publikun që të eksplorojë artin, historinë dhe trashëgiminë evropiane.
Për herë të parë në një muze në vend, vizitorët mund të përjetojnë përmbajtje artistike përmes realitetit virtual dhe eksperiencave 3D, duke pasur akses në mijëra vepra arti të digjitalizuara nga institucione prestigjioze ndërkombëtare.
The post “Marubi” sjell hapësirë e re “Kub Francë”, 3200 vepra të digjitalizuara appeared first on Euronews Albania.
