Mbi 3 orë takim, çfarë po diskutohet nga mbledhja e LDK pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kanë kaluar më shumë se tri orë e gjysmë nga fillimi i takimit të kryesisë së ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa mbledhja ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillon diskutime me nënkryetarët e partisë dhe disa nga figurat kyçe të saj, me fokus analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm politikë.

Nga LDK-ja është bërë e ditur se takimi ka karakter konsultues dhe synon të bëjë një bilanc të rezultatit zgjedhor të partisë. Zyrtarë të LDK-së janë shprehur të rezervuar në lidhje me komentimin e mundësisë së dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 13.11 për qind të votave, duke fituar 15 ulëse në Kuvend.

The post Mbi 3 orë takim, çfarë po diskutohet nga mbledhja e LDK pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: