Mourinho nën presion, Benfica kthehet në Porto për Kupën e Portugali

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Duket tashmë si një kujtim i largët barazimi 0-0 në “Estádio do Dragão”, që në fillim të tetorit José Mourinho e konsideronte një sukses. Në atë kohë, ishte vetëm ndeshja e tij e pestë në krye të Benfikës dhe diferenca prej katër pikësh me Porton dukej e përballueshme.

Sot, hendeku është rritur në 10 pikë, ndërsa “Shqiponjat” janë praktikisht jashtë Ligës së Kampionëve, duke u renditur në vendin e 25-të. Këtë të mërkurë në mbrëmje, Benfica rikthehet në Porto për çerekfinalet e Kupës së Portugalisë, nën presion maksimal.

Eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës ndaj Bragës (1-3) e futi klubin në krizë. Pas humbjes, Mourinho vendosi masa disiplinore, duke urdhëruar lojtarët të kalonin natën në qendrën stërvitore.

Edhe pse ekipi mbetet i pamposhtur në kampionat, problemet me konkretizimin e rasteve vazhdojnë. Trajneri portugez justifikohet me mungesën e kohës për të punuar me grupin e plotë dhe me ardhjen e ngadaltë të përforcimeve.

Një tjetër dështim në Porto do ta detyronte Mourinhon të kërkojë zgjidhje të reja, por përvoja dhe zgjuarsia taktike mbeten ende në anën e tij.

The post Mourinho nën presion, Benfica kthehet në Porto për Kupën e Portugali appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: