Sipas një raporti të “Page Six”, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet prej më shumë se një viti jetojnë bashkë në Los Angeles. Çifti, i cili është në një lidhje prej tre vitesh, ka ndezur së fundmi spekulime për fejesë pas disa videove të publikuara nga Jenner në TikTok, ku ajo shfaqet me një unazë të madhe.
Megjithatë, burime për “Page Six” bëjnë të ditur se dyshja ende nuk është martuar, edhe pse “praktikisht janë si të martuar”, duke qenë shumë të lidhur dhe gjithmonë bashkë.
Edhe pse e ruajnë privatësinë, Chalamet falënderoi publikisht Jenner gjatë ceremonisë së Critics Choice, ku fitoi një çmim, duke e quajtur atë “partneren e tij prej tre vitesh”.
Ndërkohë, Jenner nuk ka reaguar ende ndaj zërave për fejesë, pavarësisht komenteve të shumta të fansave për unazën e saj.
The post Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet drejt fejesës? Unaza ndez spekulimet appeared first on Euronews Albania.
