Ish-ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenerick, është shkarkuar nga të gjitha funksionet brenda Partisë Konservatore, pas humbjes së thellë ndaj Laburistëve në zgjedhjet e 2024-ës.
Jenerick, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj emigrantëve dhe për një video virale ku i kërkonte policisë së emigracionit të ndalonte shqiptarët në Britani, ka dhënë dorëheqjen edhe nga roli i tij në politikën e Ruandës gjatë qeverisjes së Rishi Sunak.
Analistët e shohin largimin e tij si reflektim të krizës brenda Partisë Konservatore, e cila po humbet mbështetje dhe deputetë drejt Partisë Reforma të Nigel Farage. Ekspertët parashikojnë se retorika anti-emigracion e Jenerick mund të përforcohet në krahun e Farage, duke ndikuar më tej në fragmentimin e së djathtës britanike.
The post Robert Jenerick shkarkohet nga konservatorët, pritet t’i bashkohet Nigel Farage appeared first on Euronews Albania.
