Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, ku shprehet shqetësimi i tij për atë që ai e konsideron një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në Evropë.
Në postimin e ambasadës, Rubio citohet duke theksuar se aleancat e Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi parime dhe vlera të përbashkëta, një ndër të cilat është edhe liria e shprehjes.
“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes,” thuhet në deklaratën e Sekretarit Rubio.
Në fotografinë e postimit, shfaqet Sekretari Rubio, dhe në përshkrim theksohet se ai shpreh shqetësim se liria e fjalës në Evropë po gërryhet, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kësaj vlere themelore.
"Our alliances with our European partners are built on our common principles, our common values… One of those values and principles, we hope, is freedom and the freedom of expression." – Secretary Rubio @SecRubio pic.twitter.com/jKn9gw8cDA
— U.S. Mission to OSCE (@usosce) January 15, 2026
The post Ambasada e SHBA në Tiranë poston mesazhin e Rubios: Liria e shprehjes në Evropë po gërryhet appeared first on Euronews Albania.
