Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Tre të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq përsëri sot patën për t’u deklaruar rreth fajësisë, teksa dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk folën, ndërsa i akuzuari, Maksimoviq deklaroi se nuk është fajtor për akuzat e ngarkuara.
Deri tani ky rast udhëhiqej nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, por pas avancimit të tij në Gjykatën e Apelit tashmë ky rast do të udhëhiqet nga kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjyqtari, Ngadhënjim Arrni.
Edhe sot i akuzuari Bllagoje Spasojeviq nuk u deklarua rreth fajësisë.
“Siç kam deklaruar për momentin nuk dëshiroj të deklarohem”, tha ai.
Po ashtu edhe i akuzuari tjetër, Vladimir Toliq nuk u deklarua rreth fajësisë.
Nuk dëshiroj të deklarohem rreth fajësisë ashtu siç kam deklaruar më herët”, tha ai.
Por, ndryshe nga dy të akuzuarit tjerë, Dushan Maksimoviq tha se nuk ndihet fajtor për veprat për të cilat akuzohet.
“Nuk jam fajtor për veprat të cilat më vihen barrë në këtë aktakuzë”, tha ai.
The post Rasti “Banjska”, avokatët e të akuzuarve serbë kërkojnë ndryshim të aktakuzës appeared first on Euronews Albania.
