Rio Ferdinand sugjeron një trajner “të çmendur” për Manchester United

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand, ka sugjeruar që klubi të marrë një trajner me karakter të fortë dhe pasion, për të rikthyer suksesin te “Djajt e Kuq”. Ferdinand, në një intervistë për BBC-në, tha se pas eksperiencave me trajnerë të ndryshëm si Van Gaal, Mourinho, Ten Hag dhe Amorim, tani klubi ka nevojë për një profil më “të çmendur”, që nuk frikësohet nga media.

Ai përmendi dy emra: Antonio Conte, i cili ka fituar tituj me skuadra që ishin jashtë elitës, dhe Roberto De Zerbi, i njohur për ndërtimin e identitetit të ekipit. Ferdinand shtoi se “do të ishte i kënaqur me secilin prej tyre”.

Për momentin, pas shkarkimit të Ruben Amorim, Michael Carrick drejton ekipin si trajner i përkohshëm.

The post Rio Ferdinand sugjeron një trajner “të çmendur” për Manchester United appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: