Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş këtë të hënë është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Takimi mes tyre u zhvillua në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, ata kanë folur lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutas ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe në rajonin më të gjerë.
KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
The post Komandanti i KFOR takim me Sveçlën, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë appeared first on Euronews Albania.
