Muçi vendimtar në shtesë, Trabzonspor fiton dhe mban hapin me kreun

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vijon formën e jashtëzakonshme me Trabzonsporin në Turqi.

Shqiptari ishte vendimtar edhe sot, duke shënuar golin e fitores në minutën e 91-të në transfertë ndaj Kocaelisporit, për t’i dhënë Trabzonsporit suksesin 2-1 dhe 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Petkovic (19’), ndërsa Felipe Augusto barazoi para pushimit (44’). Kur barazimi dukej rezultat final, Muçi realizoi me një goditje nga jashtë zone.

Ky ishte goli i gjashtë radhazi për Muçin në kampionat, ku numëron 8 gola dhe 2 asistime, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më në formë të Superligës turke.

The post Muçi vendimtar në shtesë, Trabzonspor fiton dhe mban hapin me kreun appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: